VV në seancë për Demarkacionin, Nagaci: Shpresoj të votohet, por kundër

Sikundër edhe në seancën e sotme, deputetët e Vetëvendosjes do të jenë të pranishëm edhe nesër në Kuvend për Demarkacionin.

Arberie Nagaci në një lidhje për Ora News, tha se vota e tyre do të jetë kundër por shpreson që edhe e shumicës së kolegëve të saj nga të gjitha partitë.

Nagaci: Ne ishim në sallë dhe sot, si deputetë jemi të thirrur të qëndrojmë në seancë dhe japim kontributin tonë. Me fjalimet tona dhe prezencën në Kuvend të bëjmë të qartë qëndrimet tona dhe tu bëjmë thirrje deputetëve që të votojnë kundër marrëveshjes. E mira do të ishte të kalonte marrëveshja por të votohej kundër.

Por nëse sigurohen votat dhe Demarkacioni kalon?

Nagaci: Vetëvendosje do të bëjë përpjekje të ndalojë këtë marrëveshje të dëmshme.Ajo që po na jep komoditet është se ne besojmë që ka persona edhe nga LDK dhe nga pozita që për shkak të përgatitjeve të tyre nuk do të guxojnë të marrin barrën e aprovimit të një marrëveshje të tillë. Edhe në aspektin juridik dhe atë ndërkombëtar marrëveshja nuk është në rregull dhe nuk duhet të votohet nga Kuvendi.

Nagaci shpjegoi më tej se marrëveshjen aktuale e rëndojnë edhe më tepër gjetjet e Komisionit qeveritar.

Nagaci: Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është ai që dihet tashmë nga qytetarët, nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi nga ajo që është ofruar më para. Komisioni i ri qeveritar i emëruar nga kryeministri dhe i udhëhequr nga Shpëtim Bulliqi ka gjetur mbi 25 raste shkeljesh që ka bërë Komisioni i mëparshëm. Tashmë çdo votim i kësaj marrëveshje në Parlament do të jetë përgjegjësi e madhe. Qëndrimi i VV është kundër sikundër ka qenë në të kaluarën.

Takimet e ndërkombëtarëve kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre ditëve, seanca që u thirr sot nga qeveria u bë duke  e llogaritur se i kanë votat. Por shihet se kjo që po ndodh tani është betejë politike për interesa të ngushta partiake dhe jo për qytetarët. Ne kemi pasur takime, por qëndrimet e VV janë të njohura për të gjithë.

/Ora News

 

SHKARKO APP