VV propozon Albin Kurtin për kryeministër, vendimi dorëzohet te presidenti

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ky vendim vjen pas disa kërkesave që presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje për caktimin e mandatarit për kryeministër. Vendimi i është dorëzuar presidentit Hashim Thaçi. Po ashtu ky veprim vjen në momentin kur është paralajmëruar edhe mundësia e dorëheqjes së Gluk Konjufcës nga kryeparlamentari, pozicion ky i kërkuar nga LDK-ja në negociatat për formimin e koalicionit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?