VV thirrje Thaçit: Nxirr letrën e mandatimit të LDK-së

Zyrtarët e lëvizjes Vetëvendosje vijojnë që ti kërkojnë Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të publikojnë letrën ku LDK-ja mandatohet për krijimin e ekzekutivit të ri. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook thotë se zyra e presidentit e konfirmoi këtë lëvizje që javën e kaluar, por shkresa ende nuk është bërë publike në media. “Jemi të gjithë dëshmitarë, e sidomos vetë gazetarët, se letrat dhe shkresat për këto tema drejtuar VV-së dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media sesa të mbërrinin në zyrat tona. Çfarë po ndodh tani? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës”.

SHKARKO APP