Wes Mitchell: Të gatshëm të bisedojmë me BE-në për gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Wes Mitchell, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapur të diskutojnë me partnerët e Bashkimit Evropian një propozim për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

Këto deklarime Mitchell i ka bërë gjatë një takimi me kryeministren serbe Ana Brnabic në New York, shkruan Tanjug.

Mitchell ka thënë se SHBA-ja e mbështesin vazhdimësinë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me shpresën se ky proces do të sjellë një zgjidhje politike përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në New York ku po mbahen sesionet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara po merr pjesë edhe një delegacion nga Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?