Xhaviti Haliti shpalos ofertat e PDK-së për koalicion
Haliti thotë se pret që partitë të ulen në tryezë nga e cila do të diskutohet pozitat dhe ndarja e përgjegjësisë, e jo emrat. Ai ka kujtuar se PDK-ja është partia e parë dhe siç edhe e ka thënë verdikti i Kushtetueses është parë që PDK-ja kishte të drejt.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së ka shtuar se para zgjedhjeve ishte deklaruar për një koalicion PDK-AAK. Mirëpo ai, tashmë opsion e sheh edhe një koalicion PDK-LDK ose siç thotë ai opsioni ‘më i miri tani do të ishte ai gjithëpërfshirës, duke mos përjashtuar as partinë NISMA’.
Xhavit Haliti komentet i ka bërë tek TV ‘Dukagjini’ derisa ka deklaruar se nuk ka informacion nëse sot do të ketë ndonjë zhvillim apo takim në mes të PDK-së dhe subjekteve të tjera.