Yllka Gashi: Sa merreni me Majlindën, ndihmoni shqiptarët e Maqedonisë

Yllka Gashi është prekur shumë nga tragjedia e fundit në Maqedoni. Në fakt, aktorja e njohur si ‘Zana’ e “Familjes Moderne” ka kërkuar që mos të humbasim kohë duke komentuar humbjen apo fitoren e Majlinda Kelmendit, por energjinë t’i shpenzojmë duke ndihmuar njerëzit që pësuan fatkeqesi nga vërshimet e shirave në Shkup dhe Tetovë.

“Sa i jepni zor me u marr me thashetheme t’papakave që munohen me minimizu fitoren e suksesin e Majlindës, (sukses ky që osht i PAMOHUSHËM), nashta osht mirë me shprehë ni trohë solidarizimi me shqiptarët e Maqedonisë, t’cilët kanë nevojë për ndihmë! Në Prishtinë osht hapë ni qendër e mledhjes së ndihmave në American School of Kosova. Kushdo që ka mundësi, ndihmoni me çkado që keni. ‪#‎emiraduhetmeukthymetemire ‪#‎meShkupin”, (sic) ka shkruar Yllka në Facebook, e cila nuk dihet nëse ka kontribuuar vetë në ndonjë aksion humanitar për shqiptarët e Maqedonisë, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se këngëtari Labinot Tahiri ka premtuar se do të mbledhe dhjetë mijë euro për te ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë.

Kujtojmë se si shkak i përmbytjeve në Maqedoni kanë vdekur 21 persona dhe kanë pësuar shumë dëme familjet shqiptare.

SHKARKO APP