Ymeri: Demarkacioni është tradhti ndaj shtetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deklaroi edhe njëherë se seanca e 1 shtatorit është fundi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, ditë kjo kur republikës iu mbrojt territori.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin është e papranueshme nga populli i Kosovës dhe meqë është mbrojtur nga Thaçi dhe Mustafa, gabimi ka qenë i vetëdijshëm.

“Marrëveshja e Thaçit rrezikonte 8200 hektarë, por kundërshtimi i përbashkët dëshmoi që rreziku vjen nga Prishtina nga Thaçi e Mustafa. Sot kemi kuvend por s’kemi marrëveshje për demarkacion, kjo është fitore për Kosovën sepse republikës iu mbrojt territori, kjo është fitore e opozitës dhe atyre që kundërshtuan këtë marrëveshje, është fitore e popullit të Kosovës. Ishte dëshmia që Thaçi e Mustafa, e ata pak që e mbështesin këtë marrëveshje janë të vetëm, ndryshe nuk do të zbrambpseshin”, tha Ymeri.

SHKARKO APP