Zaev sot në Kosovë, vizita e parë zyrtare e një kryeministri maqedonas

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të vizitojë ditën e sotme Kosovën.

Siç raportojnë edhe mediat kosovare, gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të mbajë një sërë takimesh me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, duke nisur nga kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe me presidentin Hashim Thaçi.

Theksojmë se kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.

SHKARKO APP