Zaev-Thaçi: Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi një vizitë në Maqedoni ku u takua me kryeministrin Zoran Zaev. Gjatë konferencës për shtyp, kreu i shtetit të Kosovës tha se dy vendet nuk kanë asnjë çështje të hapur mes tyre.

“Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”,deklaroi Thaçi, i cili njëherësh përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, raporton Alsat.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar mbështetje që çon në zgjidhje.

“Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të përforcojë, paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

SHKARKO APP