Zbardhen ministritë dhe emrat nga LDK-ja në qeverinë e re të Kosovës
Albin Kurti dhe Isa Mustafa firmosën sot paradite marrëveshjen për qeverinë e re në Kosovë, e cila pritet që të votohet nesër në Kuvend.
Vetëvendosja dorëzon Kryeparlamentarin dhe atë e merr LDK-ja, një kërkesë nga e cila Mustafa nuk hiqte dorë.
Ndërkohë, mediat në Prishtinë kanë zbuluar emrat e parë që po lakohen për postet e ministrive nga radhët e LDK-së, teksa në krye të Kuvendit sipas të gjitha gjasave do të jetë Vjosa Osmani.
Emrat e ministrave që pritet që të propozojë LDK-ja
Avullah Hoti – Zv/kryeminister
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministër i Arsimit
Vlora Dumosh – Zhvillimi Ekonomik