Zbogar: S’ka azil në BE, të gjithë do të kthehen mbrapsht

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka bërë të ditur se asnjë shtet i BE-së nuk do të pranojë azil për kosovarët, duke thënë se ata do të kthehen, edhe më të varfër, sepse do të dënohen.

Këtë deklaratë ai e ka thënë në mbledhjen e Këshillit për Integrim Evropian që po mbahet në Prishtinë e udhëhequr nga presidentja Atifete Jahjaga.

“Kërkesat për azil nuk do të pranohen nga asnjë shtet i BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica do të refuzohen dhe ata do të riatdhesohen në Kosovë dhe kur të kthehen do të bëhen më të varfër sepse do të dënohen”, ka deklaruar Zhbogar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?