Zbulohen detaje të reja rreth ndalimit të deputetit Milaim Zeka

Policia e Kosovës para disa ditësh arrestoi deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zekam nën dyshimin që kishte kryer vepër penale me “mashtrim” dhe “shmangie nga tatimi”. Lidhur me këtë, prokuroria e shtetit e ndaloi fillimisht Zekën për 48 orë. Ndonëse prokuroria kërkonte 30 ditë paraburgim për të dyshuarin, gjykata i shqiptoi masë më të lehtë duke e lënë deputetin, një muaj në arrest shtëpiak.

Po ashtu në këtë masë që ka shqiptuar gjykata, Milaim Zekës i është konfiskuar pasaporta, si dhe i është ndaluar të flasë për mediat. Ndërsa avokati mbrojtës i Zekës, Gazmend Halilaj ka treguar për “indeksonline” se kanë bërë ankesë në Apel për heqjen e masës së ndalimit. Sipas Halilajt, deputeti i Nismës duhet të lirohet në procedurë të rregullt.

“Jemi duke pritur çdo moment nga Gjykata e Apelit me kthy gjendjen lidhur me ankesën që kemi bërë kundëraktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Po, pikërisht ankesën e kemi bërë për të ja hequr çdo masë të cilit do të thotë që parashihet siguria e personit. Pra çdo mas nga neni 173 i KPPk-së kemi bërë kërkesën për heqjen e kësaj mase por as për caktmin e ndonjë mase tjetër nga ky nen por klienti të lirohet në procedurë të plotë të rregullt, por ne jemi në pritje të gjykatës”, ka thënë Halilaj.

Kujtojmë se Milaim Zeka është i dyshuar pasi bashkë me partnerin e tij, Ilir Krasniqin kishte dërguar në Gjermani si emigrantë 921 qytetarë, me viza pune nëpërmes një agjencie punësimi. Për këtë aplikantët kishin paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune.

SHKARKO APP