Zbulohet agjenda e mbledhjes së nesërme mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë

Ditën e nesërme do të zhvillohet në Prishtinë mbledhja e qeverisë së Kosovës me qeverinë e Shqipërisë. Ky takim mes dy qeverive do të drejtohet nga dy kryeministrat Rama dhe Kurti, ku do të ketë nënshkrim të disa marrëveshjeve. Mbledhja pritet të nisë në orën 11:15 dhe në fund të saj të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Axhenda:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

SHKARKO APP