Zbulohet festa më e re zyrtare në Kosovë
Në Kosovë, nuk është i vogël numri i festave zyrtare, të cilat iu kushtohen ditëve të ndryshme. Mirëpo, përkundër kësaj Kuvendi i Kosovës, sot ka miratuar edhe një festë me shumicë votash të deputetëve.
5 shtatori, tani do të jetë “Dita e Bamirësisë”, kushtuar Nënës Terezë, shkruan Gazeta Fjala. Në komunikatën e Kuvendit, thuhet se një festë e tillë ka qenë premtim që nga viti i kaluar në koncertin e mbajtur në Katedralen e Prishtinës, ku edhe ishte intonuar për herë të parë himni i Nënës Terezë.
Himni i njëjtë do të dërgohet me 5 shtator edhe në Vatikan, kur do të bëhet shenjtërimi i Nënës Terezë, nga Selia e Shenjtë. /Gazeta Fjala/