Zbulohet kush e kurdisi takimin Rugova-Milloshevic

Një aktiviste nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se kush e udhëzoi ish-presidentin kosovar Ibrahim Rugova të bënte takimin me Sllobodan Milloshevic, një takim i shumëpërfolur që madje për disa e bënte Rugovën tradhtar.

Zonja Lumi Hadri – Devine, më 8 shtator 2016, kishte thënë diçka të pa përmendur deri tash. Ajo ka pohuar se shkuarjen e Rugovës te Milloshevici gjatë kohës së bombardimeve e kishte kurdisur një zyrtar i lartë amerikan.

Ajo nuk e ka treguar emrin por nga deshmia e saj në emision del që SHBA kishin arritur ta fusin në Rezidencën presidenciale të Milloshevicit, njeriun e vet, Rugovën, për t’ia parë gjendjen psikologjike prej krimineli. “Këtë mund ta bëj vetëm Amerika e madhe dhe njerëzit Gjigand si Rugova!”

SHKARKO APP