Zbulohet logoja zyrtare e iniciativës së Vjosa Osmanit
Presidentja aktuale Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurtin, kanë arritur ditën e sotme një marrëveshje për t’u futur bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në dokumentin e marrëveshjes të publikuar është zbuluar edhe logoja e iniciativës “GUXO” të Vjosa Osmanit.
Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani do të garojë për presidente si kandidate e përbashkët e koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma. Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.
Për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.