Zbulohet prokurori i emëruar nga Trump që ngriti padinë kundër Thaçit
Situata politike në Kosovë, u trondit nga lajmi se zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka ngritur akuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.
Mediat e huaja shkruajnë se Prokurori special i Hagës, që ngriti padinë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, është një amerikan i emëruar nga presidenti Donald Trump. “Laprensalatina” ka shkruar se ai quhet Jack Smith dhe ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë.
Ai ka intervistuar me qindra luftëtarë të UÇK-së gjatë asaj kohe, ndërkohë që puna e tij mbetej shumë sekrete. Ai ka mbaruar studimet në Harvard dhe ka një tjetër zëvendës, me nënshtetësi amerikane.
Një natë më parë analisti amerikan Daniel Serwer, e ka ironizuar të dërguarin e posaçëm të SHBA, Richard Grenell, duke thënë se ai e dinte që prokurori Smith që po ngrinte padi ndaj Thaçit ishte i emëruar i Trump.
Burimi: Laprensalatina