Zbulohet se kur do të nisin fluturimet nga aeroporti i Prishtinës
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi ka treguar se pret që fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të rinisin brenda dhjetë ditësh.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara para mediave ka treguar se përpos dezinfektimit të të gjitha pajisjeve, secilit udhëtar në nisje do t’i matet temperature.
Po ashtu, Garaj bëri të ditur se do t’i kushtohet kujdes i veçantë edhe mbajtjes së distancës dhe vënies së maskave.
“Sa i përket masave përpos dezinfketimit të automjeteve, ne në bazë të rregullave kemi vënë po ashtu masat për aeroport. Nënkupton që vetëm udhëtarët që udhëtojnë do të lejohen të hyjnë në terminal. Secili udhëtar në nisje do t’i matet temperatura, dhe në rast të temperaturës së lartë do të njoftohet IKSHP.
Udhëtarët do të mbajnë distancën 1.5 metër, ku kemi vendosur të gjithë shenjat. Sa i përket hapësirave pritëse në terminal, kemi aranzhuar edhe ulëse që udhëtarët mos të ulen përballë. Udhëtarët pa maska nuk do të lejohen të hyjnë pa maska. Në hyrje të terminalit janë vënë pajisje ku do të dezinfektohen rrobat e tyre. Vetëm udhëtarët që kanë nevojë për shoqërues do të shoqërohen deri tek hapësira e sportelit”, tha Garaj.
Garaj tha se shpreson që Aeroporti i Prishtinës të hapet së shpejti me një vendim të qeverisë.