Zef Morina njihet si kreu i demokristianëve në Kosovë. PSHDK: Votoni Anton Shalën!
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PSHDK. Më lejoni që fillimisht t’ju kërkoj falje për pakënaqesinë që është krijuar te ju nga një vendim i pa bazuar që ka nxjerrë me darë 2 shkurt 2021 PZAP-i , ku pa të drejtë është pranuar ankesa e ish kryetarit Berisha, e cila ankesëe ishte e tëra një mashtrim ndaj PZAP. Pas ankesëes ndaj këtij vendimi dhe provave me argumente që PSHDK ka derguar në gjykaten Supreme, sot kemi marrë vendimin i cili e pranon si të bazuar ankesen e kryetarit Zef Morina dhe e hedh poshtë vendimin e PZAP.
Demokristianë të dashur, ju falenderoj për përkrahjen dhe durimin që keni treguar gjatë këtyre ditëve! Ju njoftoimë se sot kemi dorezuar kallzim penal në prokurorinë e shtetit ndaj zotit Ukë Berisha për falsifikim te dokumentit zyrtar te PSHDK dhe për lajthitjen që i ka bërë institucioneve shtetrore. PZAP. Ju lutemi te përkushtohemi në fushaten zgjedhore që PSHDK të hyjë në parlament dhe në institucionet shtetrore pas zgjedhjeve.
Ju faleminderit!
PSHDK- ju priftë e mbara!
Suksese!!
Zyra për informim, PSHDK.