Zeka shpërthen ndaj LDK: Mustafa la Kosovën pa ushtri, do mbeten me gishta në gojë

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, kritikoi ashpër bojkotin e opozitës në seancën e sotme plenare ku pritet të votohet ekipi negociator i qeverisë që do jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë.

Në mënyrë të veçantë Zeka e cilësoi të patolerueshme mungesën e LDK, që sipas tij e ka dëmtuar shumë më tepër Kosovën me Asosacionin dhe ushtrinë sesa mund ta dëmtojë çdo vendim tjetër.

Zeka: LDK për fatin e zi ka marrë vendime shumë më të rënda dhe të dëmshme për Kosovën si Asosacioni, siç është pengesa për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Të gjithë e dinë se Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor pse ne sot nuk kemi ushtri. Inati i tij politik në raport me Hashim Thaçin e ka lënë Kosoivën pa ushtri. Sa i takon VV, të gjithë e dime se VV e ka të mbjellur, të programuar në trurin e vetë vetëm idenë e refuzimit. Asnjëherë nuk na kanë sjellë një platformë.Nëse mendon opozita se janë më të zotët me udhëheq bisedimet me Serbinë, hajde të diskutojmë. Mos kujtoni se Limaj apo pjesa tjetër e delegacionit e kanë marrë me lezet këtë punë, kurrfarë lezeti nuk është me shku në Bruksel me bisedu me Vuçiç, i kemi 1000 plagë.Por çdo bojkotim për bisedime me Serbinë është bojkotim për ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti Zeka theksoi se Kosova nuk mund të vazhdojë me urrejtjen ndaj Serbisë.

Zeka: Me qenë burrë shteti është gjëja më e vështirë. Kosova nuk mund të vazhdojë edhe 100 vite të jetojë në erën e luftës me Serbinë. Ne duhet të luftojmë që të rrëzojmë urrejtjen  mes shqiptarëve dhe serbëve dhe kjo mund të zhduket vetëm përmes dialogut dhe bisedimeve.Ata që mendojnë me lujt me fatet e Kosovës për hir të elektoratit, për hir se çfarë më tha ky apo ai, le ta kuptojnë fare mirë se në arritjen përfundimtare të kësaj marrëveshje do të mbeten me gishta në gojë. Ne nuk kemi as dyshimin më të vogël se dikush nga delegacioni do të tradhëtojë interesat e Kosovës. Prandaj fjala tradhëti që po përdoret dhe fjala shantazh që po përdoret, janë duke u bërë vetëm për marketing politik.

SHKARKO APP