Zeka: Vuçiç dhe Putin e dinin për aktakuzat ndaj Thaçit

Analisti Milaim Zeka, thotë se aktakuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, erdhën në një kohë kur ata ishin nisur për negociata në SHBA dhe ai i quan një bombardim politik ndaj Kosovës.

”Në këtë aktakuzë janë të përfshirë edhe 9 emra të profilit shumë të lartë të politikës të Kosovës, në total rreth 80 personalitet të luftës dhe të paqes. Një e papritur për të cilën kam paralajmëru publikisht para 5 vitesh kur publikova një listë”. Për më tepër, Zeka u shpreh se për fatin e tyre të keq, politikanët nuk i marrin parasysh ato që paralajmërojnë gazetarët.

”Për fatin e keq, politikanët asnjëherë nuk i marrin seriozisht lajmet që të paktën 20 për qind e atyre që meritojnë të quhen gazetarë i publikojnë. U kam thënë që nuk është Dick Marty një personalit me të cilin mund të bëni shaka. Ai ishte nis të hartonte një raport për krimet e luftës dhe fillesa ishte në Tiranë. E çuan në PE duke ditur që Amerika s’ka ndikim aty. Unë mendoj që Thaçi për ta ruajtur shtetin e Kosovës, bëri mirë që e pranoi dhe Parlamenti që aprovoi Gjykatën Speciale”.

Analiste thekson se duke marrë parasysh deklaratat që bënë pak ditë më parë, presidenti rus Putin dhe ai serb Vuçiç ishin në dijeni për ngritjen e aktakuzave ndaj Thaçit. ”Personalisht mendoj që duhej të shkonte, por duhej të paktën konsultuar me Grenell dhe Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Vuçiç në takimin me Putin tha që do kemi lajme shume të rënda, por nuk ia ka treguar. Putin dhe Vuçiç e kanë ditur për ngritjen e kësaj aktakuze”.

SHKARKO APP