Zemaj: Nuk e votoj Thaçin për president edhe pikë
Deputeti i LDK’s, njashtu anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Armend Zemaj ritheksoi sot se nuk do ta votojë Hashim Thaçin për President dhe se me 7 Mars, vendi do të shkojë në zgjedhje.
Këto komente Zemaj i bani në mbledhjen e Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
4 projektligje që ishin paraparë në këtë komision kanë marrë dritën e gjelbër për t’u proceduar në Kuvend në seancën e ardhshme.
Por pika e tretë e rendit të ditës që ishte shqyrtimi i raportit me amendamentet e Komisionit Funksional për Procedurën e përgjithshme Administrative, iu kthye këtij komisioni për shkaqe të parregullsive.
Armend Zemaj tha se Qeveria duhet ta tërheqë këtë projektligj, sepse do të jetë qenë i pazbatueshëm. Edhe Agim Aliu nga radhët e PDK’s kishte pakënaqësi rreth këtij projektligji.
Në komision nuk ishin të pranishëm deputetët e subjekteve opozitare. Mbledhja e ardhshme e Komisionit u caktua me 9 Mars.