Zëvendësohen deputetët që u zgjodhën në qeverinë e Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja Valdete Daka, e cila fillimisht i uroi mirëseardhjen anëtarëve të rinj të KQZ-së, Eshref Vishi dhe Ergit Qeli.
Në përgjigje të kërkesës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë sipas listave të Subjekteve Politike përkatëse për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të çertifikuar në zgjedhjet e 8 qershort 2014, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga mbledhja e sotme rekomandon që:
Nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës-Partia e Drejtësisë-Lëvizja për Bashkim-Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës-Partia Konservatore e Kosovës, të bëhen këto zëvendësime:
Nait Hasani të zëvendësojë Hashim Thaçin;
Shaip Muja të zëvendësojë Hajredin Kuçin;
Hajdar Beqa të zëvendësojë Arsim Bajramin;
Fadil Demaku të zëvendësojë Memli Krasniqin; dhe Salihe Mustafa të zëvendësojë Edita Tahirin.
Nga Subjekti Politik Lidhja Demokratike e Kosovës të bëhen këto zëvendësime:
Murat Hoxha të zëvendësojë Isa Mustafën;
Agim Kikaj të zëvendësojë Kujtim Shalën;
Bardhyl Meta të zëvendësojë Haki Demollin;
Milazim Haliti të zëvendësojë Avdullah Hotin, dhe
Synavere Rysha të zëvendësojë Hykmete Bajramin.
Nga Subjekti Politik Lëvizja Vetëvendosje, të bëhet ky zëvendësim:
Faton Topalli të zëvendësojë Dardan Sejdiun.
Nga Subjekti Politik “Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), të bëhet ky zëvendësim:
Fikrim Damka të zëvendësojë Mahir Jagcilar.
Nga Subjekti Politik “Koalicija VAKAT” të bëhet ky zëvendësim:
Cerim Bajrami të zëvendësojë Rasim Demirin.
Zëvndësimet e deputetëve bëhen pas marrjes së posteve në qeverinë e Kosovës, ndërsa në rastin e Lëvizjes Vetëvendosje në udhëheqjen e Prishtinës – postin e nënkryetarit të komunës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbjti mbledhjen sot, një ditë pasi Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas propozimit të grupeve parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të cilët dhanë betimin përpara Presidentes.
Anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët dhanë dje betimin përpara Presidentes, janë: Betim Gjoshi – përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi – përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, Florian Dushi – përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adnan Rrustemi – përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, Binak Vishaj – përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Eshref Vishi – përfaqësues i Nisma për Kosovën, Nenad Rikalo – përfaqësues i Listës Serbe, Ercan Spat – përfaqësues i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Bajram Ljatifi – përfaqësues i Koalicionit VAKAT, Ergit Qeli – përfaqësues i Partisë Liberale Egjiptiane.