Zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit, seanca pritet të mblidhet në 15:00
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet rreth orës 15:00. Kuvendi i Kosovës, në faqen zyrtare ka publikuar tashmë njoftimin për vazhdimin e seancës.
Pika e vetme e mbetur e kësaj seance është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Pas debateve mbyllet perkohesisht seanca
Kryesuesi i seancës parlamentare në Kosovë, Adem Mikullovci ka thënë se “e mbyllë mbledhjen” konstituive, ndonëse aty nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit, si vendim i domosdoshëm për konstituimin e këtij institucioni.
Mikullovci i kërkoi koalicionit PAN që të propozojë kryetarin e Kuvendit, por PAN nuk e propozoi. Në ato momente, Mikullovci tha se e mbyll seancën.
Duke u larguar nga salla, deputeti i PDK-së dhe PAN-it, Enver Hoxhaj tha se seanca është mbyllur dhe se tani i mbetet kryesisë së vjetër që ta thërras seancën e re.
Ora 12:00 PAN kërkon 2 orë pauzë
Koalicioni PAN ka kërkuar dy orë pauzë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Propozimin për pauzën prej dy orëve e ka prezantuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në momentin kur atij i është kërkuar që të propozoj kryetarin e Kuvendit.
Ora 11:50 Mustafa: Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së, cenojnë vlerat sublime të saj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,ka thënë se ata që shkelin qëndrimet e LDK-së, cenojnë “vlerat sublime të saj”.
Sipas Mustafës, LDK-ja është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës.
11: 30 Deputetët e PAN-it hyjnë në sallën e Kuvendit
Deputetët e koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, Enver Hoxhaj, nga radhët e PDK-së, ka propozuar Zenun Pajazitin, si anëtar i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Rendi i ditës
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.