Zgjedhja e kryetarit të ri – Mikullovci: Zgjedhja e Veselit për kryeparlamentar është e palogjikshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, i cili si deputet më i vjetër në moshë ka kryesuar punimet e seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se oferta e Kadri Veselit, është e papranueshme.

Na thanë ‘votojeni Ramush Haradinajn, se jemi marrë vesh me Kadri Veselin që të tërhiqet’. Është i papranueshëm për neve. Një kryeparlamentar që ka rënë bashkë me Qeverinë që ra, të zgjidhet prapë në të njëjtin post, është e palogjikshme”, ka thënë Mikullovci.

I nominuari i PAN-it për kryetar Kuvendi, Kadri Veseli, ka thënë të enjten në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës, se ai do të tërhiqet nga kandidatura për këtë post, nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e votojnë kandidatin e PAN-it, Ramush Haradinajn, për kryeministër.

LVV dhe LDK kanë thënë se nuk do ta votojnë Veselin në postin e kryetarit të Kuvendit.

SHKARKO APP