Zgjedhja e presidentit, Kurti: Seanca për Osmanin do të mbahet së shpejti

Nga varri i Ibrahim Rugovës, ku zhvilloi homazhe me rastin e 22-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në Serbi, kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës Albin Kurti tha se shumë shpejt do të mbahej seanca për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente. Sipas Kurtit, kjo do të ndodhë menjëherë pas zëvendësimit të deputetëve që u emëruan ministra. Kryeministri i ri është i bindur që Osmani do të marrë mbështetjen e nevojshme.

“Dy hapa të rëndësishëm tashmë janë përmbyllur, zgjedhja e kryetari të Kuvendit dhe Qeverisë, ka ngelur edhe hapi i tretë edhe atë do ta kurorëzojmë me sukses, pra presidenten e Republikës. Besojmë se sapo të zëvendësohen deputetët që iu bashkuan kabinetit qeveritar do të thërrasim një seancë të radhës, ku atë që e votoi populli me 300 mijë vota do ta legjitimojmë edhe në Kuvend”, tha Albin Kurti.

Ndërsa për qeverinë, Vetëvendosje nuk kishte nevojë për mbështetjen e partive shqiptare në opozitë, roli i tyre është vendimtar për zgjedhjen e presidentit. Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para nevojiten 2/3 e votave ndërsa në raundin e tretë duhet një shumicë e thjeshtë prej 61 deputetësh, por një pjesëmarrje prej 80 të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?