Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, kryeparlamentarja Haxhiu: S’ka seancë plenare nëse nuk ka dy kandidatë!

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të propozojë Glauk Konjufcën për president të Kosovës. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu thotë e nuk mund të thërrasë një seancë për zgjedhjen e presidentit pa pasur të paktën dy kandidatë.

“Në cilësinë e kryetares së Kuvendit kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, e cila është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues. Sipas dokumentacionit, një pjesë e deputetëve nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe disa deputetë nga grupi multietnik kanë nominuar Glauk Konjufcën”, deklaroi Haxhiu në konferencë për media.

Më herët Lidhja Demokratike e Kosovës tha se qasja e VV-së nuk tregon përpjekje serioze për ndërtimin e një konsensusi politik. LDK thekson se zgjedhja e Presidentit duhet të zhvillohet me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale, në frymën e konsensusit që kërkon Kushtetuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas LDK-së, VV-ja e ka trajtuar procesin si një garë politike, duke mos krijuar kushtet për një marrëveshje të gjerë dhe duke rrezikuar shkeljen e afateve kushtetuese dhe stabilitetin institucional.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?