Zgjedhja e Presidentit të ri të Shqipërisë, Vjosa Osmani: Do të punojmë për thellimin e raporteve vëllazërore

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen në postin e Presidentit të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka nënvizuar se do të bashkëpunojë në të ardhmen që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë të thellohen edhe më tej

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, ka shkruar ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?