Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ Sot hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike
Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin sot numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar ditën e djeshme se shorti do të hidhet sot në orën 11:00.
“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka njoftuar Elezi.
Sipas Elezit tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe trasparencë të plotë.