Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, del sot lista e kandidatëve për deputetë

Zbardhen sot listat e kandidatëve për deputet në Kosovë. Sicc raportojnë mediat kosovare, sot është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë në KQZ. Partitë politike kanë punuar në përgatitjen e këtyre listave, mirëpo ende nuk i kanë finalizuar.

E vetmja parti e cila ka dorëzuar listën me 27 kandidatë është Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Po ashtu, listën e ka gati edhe AAK-ja, por ende nuk e ka dorëzuar atë në KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është thënë se në listat për deputetë nuk do të ketë kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin. Të paktën kështu kanë deklaruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka deklaruar se LDK ka parim që ata që janë të dënuar nga organet e drejtësisë, nuk do të përfshihen në listën e kandidatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, disa nga partitë politike kanë vendosur t’i bashkojnë forcat e tyre dhe në zgjedhje të garojnë me një listë të përbashkët.

Partitë të cilat kanë arritur marrëveshje parazgjedhore janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Partinë Socialdemokrate dhe Partinë e Drejtësisë, dhe koalicioni tjetër mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re. Fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet mbahen më 6 tetor. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë rreth 6 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?