Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen më 18 qershor

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka ftuar përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar para se të shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Thaçi synon t’i mbledh në një takim të përbashkët të gjithë përfaqësuesit e partive politike në kabinetin e tij, shkruan Gazeta Express.

Thaçi sot ka shpërndarë Parlamentin pas votimit të mocionit të mosbesimit që rrëzoi Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.
Deri më tani janë përmendur tre data të mundshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme 11, 18 ose 25 qershor.

SHKARKO APP