Zgjedhjet lokale, Haradinaj: Synojmë ta fitojmë Prishtinën
Kosova do të ketë sërish zgjedhje, këtë herë për bashkitë ose komunat siç i quajnë ata. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ka pritshmëri të mëdha.
“Në nivel të qeverisjes komunale është bërë punë e mirë nga Aleanca me komunat, si në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Junik por edhe kudo ku Aleanca ka pasur përgjegjësi, dhe besoj që qytetarët do t’i japin besimin kryetarëve të komunave, qeverive komunale”.
Ai po ashtu thekson se pretendimet e kësaj partie janë që njëkohësisht të fitojnë edhe besimin e komunave tjera, në theks të veçantë Prishtinën, me kandidatin e kësaj partie, Daut Haradinaj.
“Njëkohësisht pretendojmë që të fitojmë besimin edhe të komunave tjera, një fokusim kemi në Prishtinë, Podujevë e Istog, pra është një situatë e re dhe besoj që do ta marrim besimin”. Zgjedhjet janë në tetor të këtij viti.