Zgjedhjet lokale – Kryesia e AKR-së nominon Pacollin për kryetar të komunës së Prishtinës

Kryesia e AKR-së ka propozuar Behgjet Pacollin si kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës.

Në një lidhje telefonike për Ora News, nënkryetarja e kësaj partie, Albena Reshitaj konfirmoi lajmin ndërsa tha se edhe qytetarët e Kosovës e kishin kërkuar kandidimin e tij.

Ndërkohë, pritet vendimi i vetë Pacollit, nëse do të pranojë të garojë për kryetar komune.

Reshitaj: Ishe një interesim i jashtëzakonshëm që të kandidohet Presidenti Pacolli për Prishtinën, pastaj na erdhën nga pesë degë që kemi në Prishtinë nominimi nga ato degë që kandidat potencial për Prishtinën të jetë Behgjet Pacolli. Tashmë ka mbetur në duart e tij që ai të vendosë nëse do të jetë kandidat potencial për Prishtinën.

Kandidatët e tjerë për kryetar të komunës së Prishtinës janë kryekomunari aktual Shpend Ahmeti nga VV, Arban Abrashi nga LDK, Lirak Çelaj nga PDK, Arbër Vllahiu nga AAK dhe Shyqyri Bytyçi nga NISMA.

SHKARKO APP