Zgjedhjet lokale, Kurti thirrje serbëve: Jo presion gjatë votimit

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë më 17 tetor, ndaj dhe kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të komunave serbe që mos të ndikohen nga presioni gjatë votimit.

Gjatë një takimi me përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, kryeministri tha se është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të lira.

Para dy ditësh, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të dalin të votojnë dhe të luftojnë për të drejtat e tyre. Misionet e Bashkimit Europian për vëzhgimin e zgjedhjeve kanë dalë në përfundimin se qytetarët serbë, që nuk e kanë përkrahur Listën Serbe, janë kërcënuar.

SHKARKO APP