Zgjedhjet lokale mbahen në 22 tetor, nis fushata në Kosovë

Ditën e sotme do të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Kanë qenë pikërisht Partia Demokratike e Kosovë dhe Aleanca Kosova e Re, që fushatën e kanë nisur saktësisht në orën 00:00, ashtu siç e përcakton edhe KQZ-ja.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje fushatën do ta hapin sot rreth orës 17:00, njëra në Prishtinë e tjera në Prizren.

 

 

SHKARKO APP