Zgjedhjet lokale, mbi 33 mijë janë votues të rinj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ndodh sot në një takim të drejtuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi. Takimi i mbajtur në mënyrë elektronike, ishte i fokusuar në shqyrtimin e raportit të përgatitur mbi Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale që do të organizohen më 12 tetor 2025.

Sipas të dhënave të raportit, në listën e përkohshme janë regjistruar gjithsej 2,067,998 votues, që paraqet një ulje prej 7,870 votuesish krahasuar me numrin e regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Për këto zgjedhje, për herë të parë do të votojnë 33,540 qytetarë të rinj. Prej tyre:

26,654 janë të rinj që kanë mbushur 18 vjeç pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit, 6,886 janë persona që janë regjistruar rishtazi në Regjistrin Qendror Civil ose që kanë rifituar shtetësinë e Kosovës. Ndërkohë, nga lista janë larguar gjithsej 41,410 votues për arsye të ndryshme, si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

6,276 persona të ndjerë të raportuar nga Agjencia e Regjistrit Civil,
340 qytetarë që kanë humbur shtetësinë,
2,967 persona të ndjerë të identifikuar përmes krahasimit me të dhënat e Departamentit të Pensioneve,
117 individë që kanë humbur zotësinë për të vepruar,
471 votues mbi 100 vjeç të larguar pas verifikimit nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),
31,239 persona të paverifikuar që gjenden vetëm në një nga regjistrat vendorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

KQZ po ashtu ka miratuar listën e Qendrave të Votimit për zgjedhjet lokale. Gjithsej janë caktuar 945 qendra në 38 komuna të vendit. Nga këto: 907 janë të destinuara për votim të zakonshëm, 38 do të jenë qendra për votim me kusht një për çdo komunë. Përditësimi i këtyre të dhënave është pjesë e angazhimit të KQZ-së për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të rritur besimin publik në zgjedhjet vendore. Komisioni ka njoftuar se hapat e ardhshëm do të ndërmerren në përputhje me afatet e përcaktuara në kalendarin zyrtar zgjedhor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?