Zgjedhjet/Mimoza Kusari Lila: Në të njëjtën listë me Vetëvendosjen

Viti 2021 fillon në Kosovë me zgjedhjet politike. Mimoza Kusari Lila, drejton partinë Alternativa për Kosovën dhe njëkohësisht është deputete e Parlamentit. Ajo theksoi se qeveri “Hoti” ka qenë qeveri jofunksionale, ndërsa shtoi se zgjedhjet kurdo që të mbahen do të kenë një fitues të qartë.

”Ka shumë kohë në 2020 qe ne kemi kërkuar zgjedhje për zgjidhjen e situatës dhe krizës politike. Qeveria Hoti më tepër ka qenë një qeveri jofunksionale se funksionale. Jemi të bindur se zgjedhjet do përcaktojnë një fitues të qartë kurdo që të mbahen”,-tha Kusari Lila. Në këto zgjedhje, ajo tha se do të hyjë sërish me Vetëvendosjen, pasi ka rezultuar një bashkëpunim shumë i mirë.

”Alternativa ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe do e vazhdojmë dhe në këto zgjedhje. Do dalim së bashku në një listë. Alternativa është parti Liberaldemokrate, ka një program më liberal dhe të fokusuar të të drejtat dhe liritë e njerëzve”.

SHKARKO APP