Zgjedhjet në Kosovë, 32 % e qytetarëve kanë votuar deri në orën 15:00
Kosova E Diel, 14 Shkurt 2021 15:20
Sipas të dhënave që ka publikuar KQZ e Kosovës, qendrave të votimit u janë drejtuar 32 % e qytetarëve për ët hedhur votën e tyre. Kosova voton për të zgjedhur 120 deputetë, ndërsa në të gjithë vendin 888 qendra zgjedhore, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime. Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.