Zgjedhjet në Kosovë/ 5 mijë e 966 vota kanë mbërritur nga diaspora
Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionin Qendror Zgjedhor, ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë kanë mbërritur 5 mijë e 966 pako me vota nga diaspora. Po ashtu, ai ka shtuar se KQZ-ja po vazhdon të pranojë pako me fletëvotime nga jashtë vendit. ”Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”.