Zgjedhjet në Kosovë, Durmishi për RTV Ora: Vetëvendosje fiton më shumë se 50% të votave
Kosova ka hyrë në ditët e fundit të fushatës elektorale, ndërsa ditën e dielë, 14 shkurt, qytetarët e saj do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re të vendit.
Për të folur rreth këtyre zgjedhjeve dhe pritshmërive i ftuar në “Intervistën e Mbrëmjes” me gazetaren Beti Njuma ishte kandidati për deputet nga lista e Vetëvendosjes, Hysen Durmishi.
Sipas tij, Vetëvendosje do të fitojë shumicën dërrmuese të votave në zgjedhjet e së dielës.
Hysen Durmishi: Duke parë të gjitha sondazhet që janë bërë publike tanimë në Kosovë, Vetëvendosje jo vetëm që është subjekti i parë politik në Kosovë por del se do të ketë më shumë se 50% të votave të elektoratit të Kosovës. Duke qenë në takime dhe tubime kudo në Kosovë, duke parë një entuziasëm shumë të lartë të qytetarëve të Kosovës unë jam i bindur se Vetëvendosja në këto zgjedhje do ta fitojë shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.