Zgjedhjet në Kosovë kushtojnë 6 milionë euro

Afër 6 milionë euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

Ndonëse, ditë më parë është shpërndarë Kuvendi, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Financave ende nuk i ka ndarë mjetet buxhetore për KQZ-në, pa dalë ende opinioni këshillues nga Gjykata Kushtetuese, i kërkuar më heret nga ish kryeministri Haradinaj.

Nga Ministria e Financave, thonë se zyrtarë të departamentit të buxhetit në Ministri të Financave dhe zyrtarë të KQZ-së kanë pasur takime të përbashkëta të cilët kanë harmonizuar draft buxhetin dhe shuma e mjeteve të parapara për organizimin e zgjedhjeve është 5 milionë e 894 mijë e 730 euro, por që nuk mund të alokohen këto mjete deri në dhënien e një opinioni nga Gjykatës Kushtetuese për shkak të rrethanave të krijuara me rënien e Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit.

Në mbledhjen e fundit që është mbajtur nga Qeveria në largim, kryeministri në dorëheqje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për opinionin ligjor për veprimet që mund t’i marr qeveria në këto rrethanë si kryeministër në dorëheqje.

Për këtë, këshilltari Rafuna thotë mjetet janë të siguruara, por kushtetuesja nuk ka dhënë përgjigje ende.

Edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se nuk kanë kërkuar ende zyrtarisht mjete nga Ministria e Financave për mbajtjen e zgjedhje, ngaqë nuk ka datë zyrtare për mbajtjen e tyre.

Sipas mediave në Kosovë se pa një opinion të Gjykatës Kushtetuese dhe pa mjete të ndara prej afër pesë milionë euro aq sa kërkon KQZ-ja nuk mund të ketë zgjedhje.

Sipas analistëve, edhe për këtë arsye dhe arsye të tjera, për të gjitha Ministritë dhe të vet kryeministrit të dorëhequr do të duhej që Gjykata Kushtetuese sa më parë ta jap një përgjigje në lidhje me pyetjen që ka bërë ish kryeministri i Republikës së Kosovës.

Së shpejti pritet që presidenti Hashim Thaçi të caktoj datën e zgjedhjeve që mund të jetë 6 tetori.

SHKARKO APP