Zgjedhjet në Kosovë më 17 tetor, Vuçiç thirrje serbëve
Në Kosovë zgjedhjet lokale do të mbahen me datë 17 tetor, ndaj Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një takim me zyrtarët e partisë të tij.
Vuçiç i’u bëri thirrje qytetarëve serbë të dalin masivisht në këto zgjedhje për të votuar për të ardhmen e tyre.
“Serbët duhet të jenë të bashkuar, të shkojnë në votime sa më shumë të jetë e mundur dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, ata vetë, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme”, u shpreh Vuçiç.