Zgjedhjet në Kosovë pa OSBE, KQZ do t’i organizojë vetëm

Për herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon t’i organizojë i vetëm zgjedhjet në veri te Kosovës, pa asistimin e organizatave ndërkombëtare.

Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se ata janë të mendimit të mos marrin as asistencën e OSBE-së, e cila për vite me radhë ka ndihmuar Kosovën në organizimin e zgjedhjeve.

Daka ka bërë të ditur se megjithatë, në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë misionet vëzhguese të dërguara nga Bashkimi Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?