Zgjedhjet në Kosovë – Policia: Situata e qetë, pa ndonjë incident të madh

Policia e Kosovës bën të ditur se në aspektin e sigurisë situata është e qetë, e qëndrueshme dhe pa ndonjë incident të madh, që mund të ndikojë në procesin zgjedhor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për Radion Evropa e Lirë, se deri tani policia ka pranuar 15 informacione të natyrave të ndryshme dhe janë hapur tri raste.

“Një rast është hapur në rajonin e Vushtrisë, për cënim të përcaktimit të lirë të votueseve. Mirëpo, pritet që të konfirmohet që ky rast të jetë i hapur apo jo nga prokurori kompetent.”
“Ndërsa kemi dy raste të tjera që janë hapur dhe kemi persona të ndaluar. Në rajonin e Ferizajit, një person është ndaluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.”

“Dhe rasti i dytë në komunën e Vitisë, një person është ndaluar për keqpërdorim të së drejtës së votës”, është shprehur Kelani.

SHKARKO APP