Zgjedhjet në Kosovë, Presidentja Osmani fillon konsultimet me partitë politike

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj, ku rrëzoi qeverinë Hoti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fillon sot konsultimet me partitë politike. Në orën 13.00 Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar lëvizjen “Vetëvendosje”, në orën 14.00 Lidhjen Demokratike të Kosovës, në orën 15.00, Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në orën 16.00, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

SHKARKO APP