Zgjedhjet në Kosovë, reagon Mustafa: Mbizotëroi zëri i kundërshtimit
Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook”, ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka pranuar në mënyrë indirekte rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.
Ai shkruan se LDK do të reflektojë në ditët në vijim, në interes të anëtarësisë dhe qytetarëve. Gjithashtu në postimin e tij, Mustafa ka thënë që fushata e LDK-së ishte dinjitoze.
Statusi i plotë i Isa Mustafës:
Të nderuar qytetarë, ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.
LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.
Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.
Falenderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat.