Zgjedhjet në Kosovë, Sali Berisha ka një mesazh

Zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në mënyrën më demokratike të mundshme, ndërsa edhe numërimi duket se është përfunduar shpejt.

Ish-kryeministri Sali Berisha me një status në faqen e tij në Facebook, shkruan se këto zgjedhje ishin një arritje për demokracinë e re të Kosovës.

“Kosova, pas një fushate zgjedhore të civilizuar, votoi dje me dinjitet.

Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës dhe forcat politike për këtë arritje të rëndësishme të demokracisë së re të Kosovës!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

SHKARKO APP