Zgjedhjet në Maqedoni, akuzat e kryebashkiakut të Dibrës së Madhe: LSDM i bleu votat

Shqiptarët në Dibër të Madhe thonë se rezultati jo i mirë i zgjedhjeve në Maqedoni erdhi si pasojë e përçarjes së partive shqiptare.

“Përçarja i bëri të kenë më pak deputetë. Liderët shqiptarë duhet të ishin unifikuar në zgjedhje por u përçanë nga mendjemadhësia dhe inati. Një parti politike bën gjithçka për votat,” thonë ata. Në qëndrimet e tyre ata lanë të kuptohet se vota nuk ka qenë  e lirë.

Këtë fakt e pranon dhe  kreu i bashkisë Dibrës se Madhe.  Ruzhdi Lata i cili vjen nga radhët e BDI, duke folur për News24, denoncoi LSDM se bleu votat me finacim nga Lobi Shqiptar pro-Maqedonas në Amerikë.

Në të njëjtën kohë, sipas tij ndikim kanë pasur edhe qarqet e vjetra politike ne Ballkan, duke ju referuar këtu Serbisë e Greqisë.

SHKARKO APP