Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, rezultati shpallet të enjten

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e kësaj të marte është shprehur se rezultati përfundimtar për zgjedhjet e zhvilluara në Komunën e Podujevës dhe në veri të Mitrovicës, do të shpallet të enjten.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka deklaroi shkurt se beson që nesër fillon numërimi i votave me kusht dhe rezultatet përfundimtare të shpallen të enjten.

Ajo shtoi se pas kësaj do të presin edhe për ankesat që mund t’i kenë partitë politike. Ndërsa Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve deklaroi  se 97% e fletëvotimeve janë procesuar si të rregullta.

Ai ka shtuar se një numër shumë i vogël janë në auditim sepse janë ngatërruar numri i fletëvotimeve të vlefshme dhe pavlefshme por nuk kanë ndikim në rezultate.

SHKARKO APP