Zhduket çanta e përfaqësuesit të delegacionit të Kosovës, mediat serbe: Kishte dokumente “top-sekret”

Lajmi për një çantë me dokumenta të humbur në Bruksel ka bërë xhiron e mediave të Kosovës dhe Serbisë. Në mediat e Kosovës u publikua lajmi se gjatë takimeve mes delegacioneve në Bruksel, kishte humbur një valixhe, e cila kishte brenda disa dokumente “top-secret” dhe materiale të rëndësishme për Beogradin.

Sipas tyre, çanta i përkiste anëtarit të delegacionit, ekspertit për cështjet ekonomike, Muhamet Mustafa. Për të shuar të gjithë “gurgulenë” e ngritur nga mediat, zyrtarisht reagoi vetë Mustafa, i cili deklaroi se çanta kishte humbur me të vërtetë, por i ishte rikthyer pas disa ditësh.

Ndryshe nga çfarë pretendojnë mediat, Mustafa shkruan se brenda sa nuk ka pasur asnjë dokument zyrtar dhe aq më pak “top-secret”, por vetëm sende personale.

“Disa para dhe disa dokumente u vodhën, por në fund gjithçka u zgjidh, sepse çanta ime u kthye. Dhe nuk ishin dokumente zyrtare, por ato të mia personale, të cilat u kthyen në fund, por paratë nuk u kthyen,“- tha Mustafa.

REAGIMI I PLOTË:

Ne nje portal u lajmerua se eshte humbur nje cante e delegacionit te Kosoves per bisedimet ne Bruksel, dhe se kjo eshte mbajtur fshehte dhe kjo paraqitet si skandal . Mua me ka ndodhur te humbi ( ose te me vidhet) canta ku kam pase dokumente personale dhe te holla. Pas nje kohe dokumentet jane kthye, por te hollat jane marre. Pra eshte nje rast i nje humbjeje personale dhe nuk ka asgje te beje me delegacionin, tentimet qe nga kjo te ndertohet nje “skandal” jane apsurde. Natyrisht qe ne per kete nuk kemi pase nevoje te mbajme konference per shtyp por as qe e kemi mbajtur fshehte, pasi nuk kishte asnje nevoje per kete.

Gjithë ngjarja raportohet se ka ndodhur javën e kaluar gjatë një takimi të zhvilluar në Bruksel. Edhe pse Mustafa e ka mohuar gjithë çfarë ka ndodhur, sërish mediat serbe,i qëndrojnë aludimeve se brenda çantës kishte dokumente me vlerë, të cilat mund të kenë përfunduar në duart e gabuara.

SHKARKO APP